Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Napoli ka nderuar Maradonën, duke i vënë stadiumit emrin e tij, “Diego Armando Maradona”. Rezolutën e ka propozuar Kryetari i Bashkisë, Luigi de Magistris si dhe këshilltarja për Toponiminë, Alessandra Clemente, Këshilli i Komunës së qytetit, e ka miratuar këtë. Akti zyrtar, është nënshkruar unanimisht nga të gjithë anëtarët.
Nga ky moment stadiumi “San Paolo” do të quhet “Diego Armando Maradona Stadium”. Vendimi ka ardhur nëntë ditë, pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të famshëm argjentinas. Ai kujtohet nga qyteti si futbollisti më i mire i të gjitha kohërave, i cili me talentin e tij të jashtëzakonshëm, e nderoi fanellën e Napolit për shtatë vjet. Në këmbim, qyteti i fali dashuri të përjetshme.