Nard Ndoka: Basha është shtojcë e Ramës, gabimet nuk i ka të pavetëdijshme, por të qëllimshme

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish- kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, dhe njëri ndër ish-aleatët kryesor të PD dhe të kreut të saj, Lulzim Basha, në analizën e tij lidhur me ngjarjet e fundit në PD, tha se me Bashën nuk do të ketë më asnjë lloj koalicioni mes aleatësh. Nard Ndoka, e ka cilësuar Lulzim Bashën si një njëri të pabesë, i cili firmos marrëveshje por ai nuk i respekton asnjëherë ato.

Nuk përjashtohet mundësia që dhe partitë e tjera të kenë mundësinë e grupimit, me Bashën kjo do të jetë e vështirë pothuajse e pamundur ne nuk do bëjmë asnjë lloj koalicioni me të si një njeri i pabesë që firmos marrëveshjet dhe nuk konsultohet për to. Kurse sa i takon Foltores së Berishës, ajo merr një dimension të madh dhe për vetë standardet e demokracisë”.

Ndoka, u pyet edhe për mundësinë e kalimit në krah të Bashës, të kreut të PR, Fatmir Mediu, për të cilën tha se nuk e sheh një mundësi të tillë. “Besoj se nëse ka humbur besimi te Basha se është sjellë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, ka qenë tinëzar, qëndrimin që e ka mbajtur, tendencën për përjashtim dhe marrëveshjet që ai vetë ka firmosur, prandaj e shoh të pamundur bashkëpunimin e mëtejmë me Bashën”.

Ndoka, e quajti kreun e PD-së, Lulzim Basha, si peng dhe shtojcë të Edi Ramës. “Është rasti i vetëm në 30 vite që përveçse Kryeministri ka kapur të gjitha pushtetet dhe vetë Opozitën, porse sot Basha është një shtojcë e Edi Ramës.

Kjo është qesharake se nuk kam pritur që Basha të përfundojë deri në këto nivele madje as se kam dëshiruar një gjë të tillë sepse kam besuar se kush bën gabime mund ti rikuperojë ato, por Basha nuk i ka bërë gabimet pavetëdije por i ka të qëllimshme. Asnjëherë nuk patëm transparencë për marrëveshjen e Bashës me Ramën në 17 maj, Basha mbeti peng i Edi Ramës që nga ajo ditë”, kështu u shpreh Ndoka në fjalën e tij.

Zjarr Tv Ad