Nard Ndoka: E kam shpallur “non grata” Lulzim Bashën! Ai është i pabesë dhe mashtrues

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, është shprehur se ai së bashku me partinë e tij e kanë shpallur “non grata” Lulzim Bashën dhe nuk do të bëjë marrëveshje politike me të, sepse është i pabesë dhe mashtrues.

Ndoka tha në emisionin “Drejt” se Basha shiti kauzën e tij, teksa shtoi se kryedemokrati e ka humbur të drejtën për të drejtuar opozitën.

”Sot në këto momente Basha e shiti kauzën e tij në një realitet parlamentar që kërkon të qëndrojë aty. Basha nuk ka njohur institucionet e Vettingut, por tashmë thotë që të ndërtojë institucionet e Vettingut që të kontrollojë politikanët. Basha ka humbur shpresën te demokratët.

PD sot ndodhet në kuotat më të ulta ndër vite, përfshirë edhe vitin ’97. Unë shoh sot një Lulzim Bashë jashtë mundësive për të drejtuar PD-në. Ai e ka humbur të drejtën për të drejtuar opozitën. Ne si parti e kemi  shpallur non grata Lulzim Bashën. Sa të jetë ai kryetar nuk bëj marrëveshje politike me të sepse është i pabesë dhe mashtrues.”- tha Ndoka.

Zjarr Tv Ad