Nard Ndoka komenton “non grata-n” e Berishës: Nuk i prish punë sepse e ka vizituar disa herë Amerikën

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish- deputeti Nard Ndoka ka komentuar mbrëmjen e djeshme shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky vendim sipas Ndokës nuk i prish punë ish-liderit, pasi ai ka qenë disa herë atje për ta vizituar.

Ai ka theksuar në ABC News se nëse Berisha ka probleme ligjore, dosja mund të vinte nga SHBA në SPAK për tu gjykuar.

“Zoti Berisha është një politikan, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është lideri historik i një partie politike, nëse ai ka probleme që nuk lejohet të hyjë në SHBA besoj që nuk i prish ndonjë punë të madhe për t’a vizituar për faktin se ka qenë disa herë atje, në qoftë se ka probleme ligjore, legale SPAK-u është produkt i SHBA-ve ajo dosje mund të vijë dhe të gjykohet, kur drejtësia të flas heshtim të gjithë ne, heshtin edhe militantët. Përderisa ne nuk kemi sot një vendim të gjyqësorit besoj që çdo njeri nuk mund të pengohet në aktivitetin e tij politik”, u shpreh Ndoka.

Zjarr Tv Ad