Ish-ministri Nard Ndoka, duket se ka rënë pre e një lajmi të rremë mëngjesin e sotëm, ku ngushëllon kancelaren Angela Merkel, për humbjen e Nënës së saj, edhe pse ajo ka 2 vite në fakt që ka ndërruar jetë.
Përmes një postimi në Facebook, Ndoka shkruan: Në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë, Herlind Kasner, Nëna e Kancelares gjermane, Angela Merkel. Sipas mediave të huaja, vdekja e nënës së kancelares gjermane u bë e ditur nga një prej zëdhënësve të Qeverisë së Gjermanisë.
Ajo lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg Angela Merkel, në vitin 1954, duke u zhvendosur në ish-Gjermaninë Lindore vetëm disa javë më vonë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor që vdiq në 2011.
Mamaja e Merkel u nda nga jeta në Prillin e vitit 2019, në moshën 90-vjeçare. Kasner punoi si mësuese e gjuhës latine dhe më pas asaj angleze, ndërsa vdekja e saj padyshim që ishte kryefjalë e mediave botërore, në Prillin e dy viteve më parë.