Narkotrafiku/ Nis tek Krimet e Rënda gjykimi i grupit të Habilajve

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më tej, gjykata ka kërkuar edhe ndihmën e Interpol, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Në këto kushte, deri në njoftimin zyrtar të të pandehurve, gjykata shtyu seancën për në 30 prill. Në Shqipëri, i vetmi nga grupi është Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin, ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.

Prokuroria akuzon 9 të pandehurit, se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë trafikuar tonelata drogë drejt Italisë. Kujtojmë se nga përgjimet për këtë grup, ka dalë edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili është marrë i pandehur për përkrahjen e grupit të Habilajve, i drejtuar nga kushërinjtë e tij Moisi dhe Artan Habilaj.

Gjykata për Krime të Rënda nis gjykimin e grupit të Habilajve, ndërsa seanca e parë ka dështuar, për shkak të mos njoftimit të të pandehurve.

Prej dy vitesh, Habilaj dhe një pjesë e grupit të tij, janë në arrest në burg në Itali dhe janë duke u gjykuar për të njëjtat vepra penale, ndërsa Krimet kanë bërë njoftimet në Vlorë, duke angazhuar policinë e rrethit. 

Zjarr Tv Ad