Ndotja kolosale e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë është një fenomen për të cilin janë në dijeni të gjithë institucionet. Zona e mbrojtur, konkretisht në afërsi të fshatit Mifol, pranë shtratit të lumit ka vite që është kthyer në vendgrumbullim mbeturinash, dhe kjo me lejen e vetë njësisë Administrative Novoselë.
Të gjitha këto mbeturina përfundojnë në lumë me vetëm një shi të rënë. Përgjigjja e dhënë nga nj.a pas ngritjes së shqetësimit për plastikën që shkon në det, është se: deri në ndërtimin e landfillit mbeturinat nuk kanë ku të hidhen.
Sa i takon agjencisë së zonave të mbrojtura, edhe pse është në dijeni, vec gjobës ndaj nj.a disa vite më parë, nuk ka dhënë asnjë zgjidhje.
Ndërsa me heshtjen dhe neglizhencën e agjencisë së mjedisit, asaj të zonave të mbrojtura, bashkisë apo nj.a, ajo që vijon të dëmtohet është laguna, lumi dhe deti nga tonelata plastikë që nj.a Novoselë zgjedh ti hedh pikërisht këtu.