Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, shkencëtarët kanë vërtetuar se si brendësia e Hënës ftohej, ajo u rrudh si një rrush i thatë, shkruan sot The Indipendent.
Kjo e la atë të copëtuar me shkëmbinjtë e dëmtuar e të dukshëm në gjithë sipërfaqen e saj. Tani një analizë e re, duke përdorur të dhëna nga misionet e NASA-s, sugjeron që Hëna ende mund të jetë duke u zvogëluar e tkurrur edhe sot.
Shkencëtarët e krahasojnë procesin me mënyrën se si rrushi gradualisht thahet edhe rrudhet, duke shtuar forma të çrregullta në sipërfaqe teksa edhe zvogëlohet.
Studimi i ri u mundësua nga krijimi i një algoritmi që përpunoi të dhënat sizmike që u morën në vitet 1960 dhe 1970. Ajo ndihmoi për të hedhur dritë të re mbi shkëmbinjtë e krijuar në Hënë si rezultat i këtij fenomeni për të kuptuar më mirë prejardhjen e tij.
Duke bërë vëzhgime ata arritën përfundimin se këta shkëmbinj po vinin nga lëvizja e pllakave nën sipërfaqen e Hënës, jo nga ndikimet e easteroideve apo shpjegime të tjera.
Kjo ndihmoi në konfirmimin se Hëna ende po përjeton aktivitet të vërtetë tektonik.
Instrumentet e mbetura nga astronautët e Apollonit në të kaluarën përfunduan punën e tyre në vitin 1977.
Por shkencëtarët mendojnë se kjo dridhje dhe tkurrja po ndodh ende në këtë ditë, me imazhe që duket se tregojnë prova të lëvizjes së kohëve të fundit, të tilla si gurët dhe rrëshqitjet e tokës që duket se kanë ndodhur kohët e fundit.
Shumica e dredhjeve dhe tërmeteve në yllin tonë ndodhën kur Hëna ishte në pikën e orbitës së saj më larg nga Toka. Kjo ndodh sepse stresi nga graviteti i Tokës e pengon koren e saj.
Deri më tani janë regjistruar tetë tërmete në Hënë për të cilat ekzistojnë prova dhe të gjitha janë mbledhur falë misionit të Apollos, anijes së parë dërguar në Hënë në vitin 1970.