NASA: Toka do të bëhet e kuqe, po i ikën hidrogjeni

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Toka do të bëhet e kuqe si Marsi, pasi çdo minutë më shumë se 180 kg hidrogjen (50 mijë ton në vit) rrjedhin, largohen nga atmosfera jonë. Toka eventualisht do të humbasë aq shumë nga atmosfera e saj, sa që do të kthehet në një shkretëtirë të kuqe si Marsi. Fakti është se fenomeni i ikjes, apo rrjedhjes së gazit në atmosfere, tashmë është dokumentuar edhe nga Dynamics Explorer i NASA-s.

“Këto janë fotografitë që na tregojnë përfundimisht se atmosfera jonë nuk është e lidhur vetëm me ne këtu në Tokë, por në të vërtetë po shtrihet larg në hapësirë – në një shkallë alarmante, mund të shtoj.”

Por Toka nuk është planeti i vetëm që po e pëson këtë humbje – në fakt besohet se kjo ndodh me të gjithë planetët. Marsi është shumë më i vogël se Toka dhe për këtë arsye ka shumë më pak mundësi gravitacionale për të mbajtur pas vetes atmosferën e tij. Për këtë arsye tashmë sipërfaqja e tij është “zhveshur”. Rrjedhja atmosferike është gjithashtu arsyeja e ngjyrës së famshme të Planetit të Kuq. Besohet se Marsi dikur kishte liqene, por uji i tij u nda në hidrogjen dhe oksigjen – dhe ato ishin aq të lehta saqë u arratisën në hapësirë. Është pikërisht oksigjeni ai që formoi “ndryshkun” e kuq në sipërfaqe. Aq i rëndësishëm është konsideruar nga shkencëtarët ky fenomen, saqë NASA ka në punë madje edhe një satelit të quajtur MAVEN – që eksploron “non stop” arratisjen atmosferike në Planetin e Kuq.

Por cilat janë dëmet që mund të sjellë ky fenomen për Tokën?

Profesor Tripathi tha se Dielli do të bëhet më i ndritshëm, kështu që gazi, që do të rrjedhë nga Toka, do të shtohet, pasi është ngrohja ajo që shkakton humbjen.

“Pra, çfarë mund të presim – ose të paktën të përgatitemi për ta pritur – është se në të ardhmen e afërt Toka do t’i ngjajë më shumë Marsit. Ne do të mbetemi në një planet të thatë dhe të kuqërremtë”, përfundoi ajo.

Fatmirësisht, ka pak hapësirë për një Plan B, pasi e keqja e madhe nuk do të ndodhë për tre miliardë vjet.

Zjarr Tv Ad