NASA zbulon ekzoplanetin shkëmbor më të afërt me Tokën

269
5153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Astronomët e NASA-s zbuluan një planet shkëmbor ‘vetëm’ 21 vite dritë larg nesh, të cilin agjencia amerikane e hapësirës po e quan që tani një ‘minierë ari për shkencën’.

Planeti nuk është i banueshëm. Ai përshkon orbitën rreth yllit të tij në vetëm tre ditë, që do të thotë se është në një distancë të afërt me të, pavarësisht se ylli është më i ftohtë se Dielli ynë.

I quajtur HD-219131b, planeti është 1.6 herë më i madh se Toka dhe ka një masë 4 herë më të madhe. Planete të këtij lloji NASA i quan super-Toka. Ata gjenden me shumicë nëpër galaksi, por sërish njerëzimi di shumë pak për ta.

Kjo mund të ndryshojë me zbulimin e ‘fqinjit më të afërt’, i cili mund të sigurojë të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar më mirë formimin e planeteve dhe të sistemeve diellore në përgjithësi.

Ky zbulim mbërrin një javë pas kapjes së Kepler -452b, i pagëzuar nga shkencëtarët edhe si “Toka 2.0”. Kepler është shumë i ngjashëm me planetin tonë. Ai orbiton në atë që njihet si ‘zona e banueshme’, është më i madh fizikisht dhe në moshë krahasuar me planetin tonë, por është 1400 vite dritë larg.

Zjarr Tv Ad