NASA zbulon fenomenin e çuditshëm për astronautët

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NASA ka vërejtur një efekt të çuditshëm gjatë fluturimit në hapësirë. Gjaku i astronautëve mpikset dhe leviz në drejtim të kundërt. Ky fenomen i mpiksjes së gjakut në një astronaut ka shkaktuar panik mes mjekëve të NASA-as

Një astronaut në Stacioni Hapsinor Ndërkombëtar po kryente ultratinguj në trupin e tij nga disa ekspertë. Të njëjtat teste i kishte bërë edhe në Tokë para së të niseshe në hapësirë dhe rezultatet ishin normale. Gjatë skanimit të kryer në hapësirë u zbulua se gjaku i tij ishte i mpiksur dhe kjo gjë tronditi shumë mjekët e NASA-s. Skanimi i bërë në hapësirë zbuloi një grumbull të gjakut të mpiksur, duke tronditur mjekët Nasa.

“Ne nuk e prisnim këtë. Kjo nuk është raportuar kurrë më parë,” tha shkencëtarja Karina Marshall-Goebel, për The Atlantic.

Astronauti nuk kishte ndonjë simptomë pas mpiksjes së gjakut, por iu dha ilaçe për hollimin e gjakut për pjesën tjetër të udhëtimit në orbitë.

Ky fenomen u shpall një rrëzik ri për njerëzit gjatë fluturimit në hapësirë por zbulimet nuk ndalojnë këtu. Studiuesit e NASA-as vëzhguan venat jugulare të 11 astronautëve duke përdorur ultratinguj dhe në pesë nga ato 11 astronautë, rrjedha e gjakut në venën jugulare ishte ngecur.

Vena jugulare është një nga pjesët më të rëndësishme të trupit. Shkon midis zemrës dhe kokës, duke kulluar gjakun e deoksigjenuar nga truri. Ky proces i “kullimit” është thelbësor për të zvogëluar presionin në tru. Rrjedha e bllokuar e gjakut në venat është me të vërtetë e rrallë, dhe zakonisht shihet vetëm në këmbë – shpesh pas fluturimeve të gjata me aeroplan. Gjaku i ndenjur është një shqetësim kryesor sepse mund të çojë në mpiksje, e cila mund të shkaktojë probleme më serioze si dëmtimi i mushkërive. Mpiksja serioze mund të jetë fatale. Edhe më e çuditshme është se gjaku në venën jugulare filloi të lëvizte në drejtim të kundërt (nga zemra drejt kokës) për dy astronautë.

Shkencëtarët e NASA-s e përshkruan këtë si “jashtëzakonisht jonormale”, dhe thanë se gjaku mund të ketë ndryshuar drejtime për shkak të bllokimit.

Zjarr Tv Ad