Kryetari i Shoqatarës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, duke komentuar protestën e mbajtur sot nga pronarët e bareve dhe restoranteve lidhur mbi dhunën që Policia e Shtetit ushtron ndaj tyre, tha se vetëm për shkak të konkurencës së pandershme gjatë vitit 2020 kanë falimentuar 50 mijë biznese.
Nasto tha se Policia sillet me këto biznese si pronare e tyre, ndërkohë që qeveria jo vetëm nuk i ka ndihmuar por edhe i ka fundosur me politikat e saj.
Para disa muajsh si shoqatë dhe unë personalisht si kryetar i kësaj shoqate kam denoncuar drejtorinë e policisë në qytetin e Korçës që nuk zbatonte ligjin dhe po përdorte standarde të dyfishta apo selektive duke favorizuar dikë pranë qeverisë dhe po shkatërrojnë shumë biznese të ndershme që duan të nxjerrin kafshatën e tyre dhe të paguajnë taksa në mëyrë të ndershme.
Ne së shpejti, duke qenë se situata është alarmante dhe çështja po vjen duke u rënduar, duke lejuar sikur policia e shtetit është pronare e bizneseve, policia e shtetit shqiptar duhet të respektojë ligjin për çdo biznes që operon pas orarit të lejuat nga ligji.
Që do të thotë që cilido drejtor policie, apo shef komisariati, apo cilido deputet që lejon këto aktivitete pas orarit të përcaktuar në ligj ne do ta ndjekim në SPAK. Duke parë këto aktivitete të paligjshme, po e them edhe në televizionin e tuaj, që çështja për këta zyrtarë që nuk respektojnë ligjin do i ndjekim në SPAK.
Ne jemi dakord që të zbatohet ligji, por jo që për një pjesë të respektohet, për një pjesë jo.
Në kemi një vit e gjysmë, biznesi i vogël dle i mesëm duke përfshirë, baret dhe restorantet dhe lokalet e tjera që punojnë natën, janë penalizuar nga ana e qeverisë shqiptare sepse e kemi thënë biznesi i vogel dhe i mesëm nuk është ndihmuar absolutisht nga tërmeti i 2019 dhe më pas pandemia.
Dhe kanë falimentuar rreth 50 mijë biznese vetëm në 2020 nga konkurenca e pandershme.’