NATO bën deklaratën e fortë, “bota gjithnjë e me e pasigurt”

0
20

“Aneksimi i Gadishullit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia në vitin 2014 ka qenë rezultat i rritjes së garës në mes të fuqive të mëdha”.

Deklarata u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa ishte duke folur në Qendrën për Studime Strategjike në Universitetin Victoria të Zelandës së Re.

Sipas tij përpos garës në mes të fuqive të mëdha, terrorizmi dhe siguria kibernetike janë dy sfidat kryesore me të cilat përballet sot NATO, sfida të cilat po e bëjnë botën më të paparashikueshme dhe më të pasigurt.

“Interneti po e ndryshon në thelb natyrën e konfliktit, sikurse revolucioni industrial që e ndryshoi natyrën e konfliktit të para Luftës së Parë Botërore”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjatë fjalimit fajësoi Rusinë për shkeljen e traktatit të vitit 1987 për armët bërthamore, duke vendosur raketa të reja, një pretendim që Moska e mohon, gjithashtu ai shprehu shqetësimin për vendimin e Turqisë për blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.