NATO informon Maqedoninë se po përgatitet Protokolli për anëtarësim

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dërgoi një letër kthyese deri te ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me të cilën konfirmohet se është pranuar letra e dërguar nga kryediplomati i Maqedonisë, ku bëhet fjalë për anëtarësim e vendit në Aleancë.

Siç njofton Ministria e Jashtme e Maqedonisë, letra e ministrit Dimitrov u dërgua më 21 janar të këtij viti, ndërsa në të është shprehur gatishmëria dhe aftësia e vendit për t’i pranuar dhe respektuar detyrimet për anëtarësimin e saj në NATO.

“Në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s theksohet se po përgatitet Prokolli për anëtarësim, i cili parashikohet së shpejti të nënshkruhet nga vendet anëtare të NATO-s, për të cilën do të pasojë edhe ftesa deri te ministri Dimitrov për pjesëmarrje në ceremoninë e nënshkrimit të Protokollit”, theksojnë nga Ministria e Jashtme.

Pas nënshkrimit të Protokollit për anëtarësim, proces që vijon pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamentet e të dy vendeve fqinje, Maqedonisë dhe Greqisë, pason faza e ardhshme nga procesi për anëtarësim pas së cilës mbetet ratifikimi i Protokollit në parlamentet nacionale të vendeve anëtare të NATO-s.

Zjarr Tv Ad