Mos reskpekti i Traktatit për Armë Bërthamore nga Rusia është kthyer në një fenomen shqetësues në mbarë botën. NATO-ja përsëriti thirrjet ndaj Rusisë që të veprojë në përputhje me Traktatin e forcave të mesme bërthamore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se raketat e reja ruse kanë kapacitet bërthamor dhe mund të arrijnë në qytetet evropiane. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që të veprojë në përputhje me Traktatin e forcave të mesme bërthamore, një dokument i rëndësishëm për kontrollin e armatimit për dekada.
“NATO-ja nuk dëshiron një luftë të re të ftohtë. Ne nuk dëshirojmë një garë armatimesh dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të zbatojë Traktatin. Raketat e reja ruse kanë kapacitet bërthamor dhe mund të arrijnë në qytetet europiane, ndërsa është e vështirë për t’i detektuar” tha Stolteberg pasi takimit me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov në Sofje.
Muajin e kaluar, Uashingtoni pezulloi zyrtarisht të gjitha detyrimet që parashikon traktati, që daton që nga viti 1987. Ky pakt ndalon zhvillimin dhe pozicionimin e raketave balistike me rreze me mesme veprimi. Shtetet e Bashkuara e ndërmarrë këtë hap pasi Uashingtoni dhe NATO-ja e kanë akuzuar vazhdimisht Moskën për shkelje të këtij pakti, duke zhvilluar raketën e modelit 9M729. Nga ana e saj, Rusia, mohon se e ka shkelur traktatin dhe ka njoftuar gjithashtu tërheqjen. Sekretari Stoltenberg ka thënë se të njëjtën kohë, NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për një botë pa këtë Traktat dhe me më shumë raketa ruse.