Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë për 2022-in, vlerësohen Visar Zhiti, Agron Tufa dhe Persida Asllani

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e sotme janë ndarë Çmimet Kombëtare të Letërsisë, për veprat më të mira të vitit 2021.

Juria e ngritur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ka vlerësuar prurjet në disa zhanre duke shpallur fitues Agron Tufën për romanin, Visar Zhitin për poezinë, Saverina Pashon për përkthimin, Anila Kadijën për letërsinë për fëmijë e Durim Taçin për tregimin, Dhurata Shehrin e Persida Asllanin për studimin.

Juria që ka gjykuar veprat e këtij viti, kryesohet nga akademikja dhe studiuesja e njohur e letërsisë, profesoreshë Floresha Dado, me anëtarë Elsa Skënderi-Rakipllari, zëvendësdekane e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Esmeralda Kromidha-

Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, poeti e akademiku Kujtim Shala dhe shkrimtari Virion Graçi.

MOTIVACIONET PËR VEPRAT

Çmimi Kombëtar i Letërsisë, për kategorinë “Romani më i mirë i vitit”, i jepet autorit Agron Tufa me librin “Ngjizja e papërlyeme”, për një rrëfim mjeshtëror dhe një galeri të pasur personazhesh, ku gërshetohen së bashku historia, fantastikja dhe grotesku.

Çmimi Kombëtar i Letërsisë, për kategorinë “Libri më i mirë për fëmijë i vitit”, i jepet autores Anila Kadija me librin “Ninulla e zemrës”, për një vepër me figuracion e ligjërim të pasur, që përcjell dashurinë për gjuhën dhe botën shqiptare.

Çmimi Kombëtar i Letërsisë, për kategorinë “Vëllimi më i mirë poetik i vitit”, i jepet autorit Visar Zhiti me librin “Dorëshkrimet e burgut”, për një vepër të shkruar në rrethana dramatike, që rrezaton humanizëm dhe vlera të larta artistike.

Çmimi Kombëtar i Letërsisë për kategorinë “Përkthimi më i mirë i vitit”, i jepet autores Saverina Pasho, me librin “Njeriu i parë”, për përkthimin mjeshtëror të një vepre me ligjërim të ndërlikuar dhe përcjelljen e përmasës universale të artit të Kamysë.

Çmimi Kombëtar i Letërsisë për kategorinë “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit” u jepet autoreve Persida Asllani dhe Dhurata Shehri me librin “Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe”, për një qasje ndryshe ndaj zhvillimit letrar përmes zbatimit të metodës krahasimtare në rikonceptimin e historisë së letërsisë shqiptare.

Çmimi Kombëtar i Letërsisë, për kategorinë “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit”, i jepet autorit Durim Taçi me librin “Nga një derë tjetër”, për teknikat e tregimtarisë moderne dhe përvijimin e kronikës letrare të kohës sonë, duke u përqendruar në filozofinë e ballafaqimit me tjetrin.

Zjarr Tv Ad