Ndahet nga e fejuara me marrëveshje, denoncimi: Ish- vjehrri dhe kunati duan të më vrasin

0
764
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 45- vjeçar ka denoncuar në polici babanë dhe vëllanë e ish-të fejuarës, pasi pretendon se në mënyrë të vazhdueshme e kërcënojnë, duke i thënë se do ta vrasin.

Ngjarja është kallëzuar dy ditë më parë në komisariatin e Rrogozhinës, nga shtetasi me iniciale B.D.

Burimet thanë se menjëherë pasi i është marrë deklarim të dëmtuarit, është regjistruar procedim penal në ngarkim të dy të dyshuarve, shtetasve me iniciale S.M., e M.M., 61 e 28 vjeç, babë e bir, të cilët më pas janë thirrur për t’u marrë në pyetje nga policia.

Sipas pretendimeve të 45-vjeçarit, ai ka qenë i fejuar për 6 muaj me vajzën e shtetasit M.M., nga e cila është ndarë dy muaj më parë, edhe me marrëveshjen e saj, shkruan ‘Panorama’.

Por ky fakt nuk është pranuar nga familjarët e vajzës 32-vjeçare, të cilët vazhdimisht i kanë kërkuar atij dhe së bijës që të martoheshin dhe të mos e diskutonin më çështjen e ndarjes.

Megjithatë, kur kanë kaluar disa javë nga ndarja dhe B.D., nuk ka pranuar të vazhdonte lidhjen me ish-të fejuarën, atëherë kanë nisur kërcënimet nga ana e familjarëve të saj.

Sipas kallëzimit të të dëmtuarit, herë pas here e marrin në telefon, babai ose vëllai i vajzës me të cilën ka qenë i fejuar dhe e kërcënojnë duke i thënë se do ta vrasin, në rast se nuk martohet me vajzën.

Madje ai i ka kërkuar policisë që të zbardhen tabulatet telefonike, pasi të gjitha bisedat do t’i vërtetojnë pohimet e tij, të cilat janë mohuar nga ana e dy të dyshuarve.

Zjarr Tv Ad