Ndahet nga jeta artisti i popullit Gaqo Çako!

0
279
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrim nga Ilir Çumani:

SOT, ARTI DHE KULTURA, VEÇANËRISHT MUZIKOLOGJIA SHQIPTARE, ËSHTË E TËRA NË ZI…. SHUHET LEGJENDA E OPERAS SHQIPTARE, ARTISTI I MADH GAQO ÇAKO.

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare, një nga përfaqësuesit më të zëshëm të artit tonë skenik muzikor, këngëtari dhe tenori i shquar, Legjenda e Operas shqiptare, Gaqo Çako, “Artist i Popullit”, “Nder i Kombit”.

I kam adhuruar që në fëmijëri interpretimet e Tij brilante, këtë bilbil që këndonte e ligjëronte aq bukur me zërin magjik të patjetërsueshëm, një artist unik, që, pa dyshim do të thoja se, mbetet një fenomen dhe virtuoz i përmasave botërore.

Gaqo Çako ka lindur më 24 janar 1935.

Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova.

Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer.

Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.

Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh.

Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon.

Edhe pse vlerën më të madhe Ai e pati në interpretimet e roleve operistike, Gaqo Çako u popullarizua përmes këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve tradicionale në Radio Televizion.

Lamtumirë Mjeshtër!

Dheu të qoftë i Lehtë!

02.Gusht, 2018

Zjarr Tv Ad