Ndahet nga jeta e veja e Millosheviçit

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mira Markoviç, e veja e ish-Presidentit të Jugosllavis, Slobodan Millosheviç, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje disa vjeçare. Ajo është përshkruar si një prej aleateve më të mëdha të ish-liderit të dënuar për krime lufte, ndërsa lajmi është konfirmuar nga familjarët.

Mira Markoviç, e veja e ish-Presidentit të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare në një spital të Rusisë.

Vdekja e saj është konfirmuar nga persona të afërt me familjen, të cilët kanë thënë se ajo vuante nga komplikacionet shëndetësore, pa dhënë një përcaktim të qartë. Markoviç mësohet t’i jetë nënshtruar disa operacioneve si rrjedhojë e kësaj situate.

E njohur si “Lady Makbeth e Ballkanit”, Markoviç ishte një figurë e rëndësishme politike gjatë rënies së ish-Jugosllavisë. Përveçse bashkëshorte, ajo është përshkruar si një prej aleateve më të besuara të Slobodan Millosheviç. Ky i fundit, drejtoi vendin në disa luftëra, përfshirë ato në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, që u përbyllën me bombardimet e NATO-s.

Markoviç vijoi të luante një rol të rëndësishëm në vendimet e Millosheviç, deri sa ai u dërgua në Hagë në vitin 2001. Dy vite më pas, ajo u largua drejt Rusisë ku edhe ndërroi jetë.

Ndërkaq, vetë Millosheviç u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë në vitin 2006, pasi ishte dënuar për krime lufte.

99

Zjarr Tv Ad