Ndahet nga jeta Eduard Kukan, ish-eurodeputeti që mbështeti integrimin dhe ndërmjetësoi krizat politike në Shqipëri

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë, ish-deputeti i Parlamentit Europian Eduard Kukan.

Kukan ka qenë mbështetës i Shqipërisë në Parlamentin Europian si dhe kryetar i grupit të punës të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor. Në disa raste ai është bërë pjesë e delegacioneve ndërkombëtare për zgjidhjen e krizave politike në vendin tonë.

“Duke shërbyer në kohë tepër kërkuese, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm të Sllovakisë. Vendimet e tij vendimtare bënë të mundur anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian dhe NATO.

Pa të, historia e Sllovakisë mund të kishte qenë tepër e ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë në Twitter.

Zjarr Tv Ad