Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Real Madridit…

0
401
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta, ish-futbollisti i Real Madridit, Pedro Kasado, në moshën 83-vjeçare.

Ky lajm, është bërë i ditur nga klubi i futbollit në faqen zyrtare, duke shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e ish-mbrojtësit spanjoll.

“Real Madridi, presidenti dhe bordi drejtues, janë thellësisht të prekur nga humbja e Pedro Kasados, i cili veshi fanelën e ekipit tone, në vitet 1960-1966 duke qenë dhe pjesë e akademisë sonë”, ka komunikuar klubi madrilen në faqen zyrtare.

Kasado, luajti gjithses 83 ndeshje në kampionat me Realin, në vitet e arta të kësaj skuadre 50’-60’, ndërsa fitoi gjithsej 9 trofe. (1 Kupë të Kampioneve, 6 kampionate, 1 Kupë Interkontinentale dhe 1 Superkupë të Spanjës).

Zjarr Tv Ad