Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare një nga biznesmenët kontraversë italianë, Calisto Tanzi.
Sipërmarrësi ka qenë për shumë vite fytyra Parmalat dhe për disa vite edhe president i klubit të Parmës, duke fituar edhe trofe evropian.
Por karriera e tij e suksesshme përfundoi me rënien në vitin 2003, kur u zbulua skandali Parmalat.
Tanzi ishte protagonist i ngjarjeve që çuan në rrëzimin financiar të grupit në vitin 2003. Për këtë ai u dënua me 17 vjet e 5 muaj (dënime të tjera erdhën për fusha të lidhura, si përplasja e ParmaTour).
Për një kohë të gjatë Tanzi ishte i mbyllur në shtëpinë e tij, një vilë (në pronësi të gruas së tij) në periferi të Parmës.
Tanzi ishte gjithashtu pronar i Parma Calcio, e cila gjatë menaxhimit të saj fitoi Kupën e Fituesve të Kupave në 1993