Ndahet nga jeta nëna e analistit Ilir Demalia: Më shtrëngove në gjoksin tend…

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Demalia, e nis ditën me një lajm të trishtë. Ai shkruan se nëna e tij, Naile Demalia, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

“Pusho në paqe! Sot në të zbardhur të ditës, Tirona u pakësua edhe me një qytetare autoktone tironce dem-babadem. I’u largua për në Amshim, NËNA ime Naile (Belba) Demalia. Po e përcjell sot në Amshim, me ato vargje që i kam shkruar dikur… Pritja është sot më dt 22 korrik 2021 nga ora 11:00 deri në 15:00 në hotel Interrnacional  në Tirane. Në orën 16 është Ceremonia e varrimit”, shkruan ai dhe ndan vargjet e mëposhtme.

Për TY

Thinjat t’i përkëdhela
Në belbëzime puthjesh
Kokë mbështetur mbi gjunjët e tua
Duart i ngrita
Flokët e mi
Njomi loti yt
Duart e tua
Lëmuan krifën e tët biri
Më shtrëngove në gjoksin tënd
Tik-taku zëmrës
Malli yt
Si të porsalindur
Puthe sytë e mi të lagur
Të burrit fëmijë.

Zjarr Tv Ad