Ndahet nga jeta personi më i vjetër në Evropë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Personi më i vjetër në Evropë ka vdekur në moshën 116 vjeçare. Gruaja u nda nga jeta në banesën e saj në Itali.

Maria Giuseppa Robucci, e cila jetonte në qytetin juglindor të Foggia, festoi ditëlindjen e saj të 116-të më 20 mars.

Në intervistat e mëparshme, gjyshja ia atribuoi jetëgjatësinë e saj besimit në Zot, dietës së shëndetshme dhe shmangies së pirjes së alkoolit.

Ajo ishte gjithashtu personi i dytë më i vjetër në botë.

Robucci u bë personi më i vjetër në Evropë në dhjetor 2017, kur spanjollja Ana Vela vdiq në gjumë në Barcelonë.

Ndërsa u bë italiania e tretë në histori që arriti moshën 116 vjeçare dhe vazhdoi të jetonte edhe për 90 ditë të tjera.

Robucci lindi më 20 mars 1903 dhe jetoi në dy luftërat botërore.

Për shumë vite punoi në një lokal në fshat me bashkëshortin e saj, Nicola Nargiso, i cili vdiq në vitin 1982.

Çifti kishte pesë fëmijë, tre djem dhe dy vajza si edhe 9 nipër e mbesa, dhe 16 stërnipër e stërmbesa.

Funerali i Robucci do të organizohet nga këshilli i qytetit.

Vdekja e saj vjen pasi gruaja më e vjetër në Britani, Grace Jones, vdiq javën e kaluar.

 

Zjarr Tv Ad