Ndahet nga jeta prokurori i njohur

0
267
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lajm i trishtë vjen nga drejtësia shqiptare. Vetëm pak kohë pasi doli në pension, është ndarë nga jeta prokurori, Apostol Prifti.Prifti ka shërbyer në radhët e drejtësisë për disa dekada. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë nipi i tij nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, ku ka zbuluar se shkak ka qenë një atak në zemër.

“E kishim lënë të takoheshim me të mrekullueshmin xhaxha këtë fundjavë, pas kohësh mes problemeve e punëve të mia në terren. “Eh mor nipce s’me gjen gjë mua. Jam kockë e fortë”, kur i thoja dobësohu pakëz z. Prokuror, se një goditje e ka dhënë zemra dikur, ndërsa shiheshim rastësisht, teksa ecte në piedonale me qenushin e shtëpisë. Ajo zemër ishte tejet e madhe. Jo veçse një xhaxha i mrekullueshëm, por një nga prokurorët më me zë të Shqipërisë…Sikur na mblodhi për herë të fundit gjithë fisin me rastin e daljes në pension, pak muaj më parë… Veçse 65 vjeç. Do më mungojë zëri i tij, gjithçka… Do na mungosh i dashur xhaxhai ynë, Apostol Prifti”, shkruan Edmond Prifti.

Zjarr Tv Ad