Ndahet nga jeta publicisti, babai i Ajola Xoxës

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta bublicisti Arben Xoxa, i cili është njëherësh edhe babai i Ajola Xoxës, gruas së kryebashkiakut të Tiranës.

Arben Xoxa lindi në Tiranë më 1 maj 1952, djali i Dhurata dhe Jakov Xoxa. Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave.

Që në rini e deri vonë ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj, duke botuar qindra shkrime dhe studime, dhe i mirënjohur si një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar.

Gjatë viteve të fundit u tërhoq nga shtypi dhe iu përkushtua botimit të veprave ndriçuese mbi historinë dhe çështjen shqiptare.

Arben Xoxa ndërroi jetë ne krahet gruas së tij Valbona dhe vajzës së tij Ajola Xoxa!

Homazhet do te zhvillohen te henen ora 10 prane Akademise se Shkencave tek Biblioteka!

 

Zjarr Tv Ad