Ndahet nga jeta shkrimtari italian Luciano De Crescenzo

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare, në Romë, Luciano De Crescenzo. Shkrimtari, regjisori dhe aktori napolitan vuante prej vitesh nga një sëmundje neurologjike, por ka vdekur si pasojë e një problem në mushkëri. I ashtuquajturi ‘Inxhinieri filozof’, simboli i fundit i kulturës napoletane, De Crescenzo ka shkruar më shumë se 50 libra, dhe ka shitur më shumë se 18 milion kopje në botë, mes të cilave 7 milion vetëm në Itali.

Veprat e tij janë përkthyer në 19 gjuhë të botës dhe janë shpërndarë në 25 Vende.
Pas një karrierë si inxhinier informatik, në 1976 ai la punën për t’u bërë shkrimtar.
Një vit më pas del ‘Bellavista’. Romani i tij i parë u bë një bestseller, duke shitur më shumë se 600 000 kopje.

Në libër shfaqet personazhi i profesor Bellavistas, që i jep leksione jete inxhinierit De Crescenzo.

Gjatë karrierës së tij ai ka shkruar shumë vepra, mes të cilave më të njohurat “Oi dialogoi” (1985), “Fosse ’a Madonna!” (2012), “Garibaldi ishte komunist” (2013). Edhe libri i shkruar për jetën e tij nga vetë ai, “Vita di Luciano De Crescenzo” (1989), u bë një bestseller. Ai më pas debutoi si aktor në “Il pap’occhio” (1980) në rolin e një prifti, në krah të mikut të tij Roberto Benigni.

Next

Ai gjithashtu ka luajtur edhe në krah të aktores Sofia Loren në ‘Sabato domenica e lunedi’ të Wermuller.
Në ekranin e madh ai ka qenë regjisor dhe aktor në katër filma ‘Kështu flet Bellavista’, 1984, ‘Misteri i Bellavista’, 1985, ’32 dhjetor’, 1988, ‘Kryqi dhe kënaqësia’, në 1995.
‘Me humbjen e Luciano De Crescenzo humbim të gjithë një mik të madh. Ishte një mjeshtër për të gjitha gjërat e bukura që na ka treguar. Eshtë një humbje e madhe për kulturën italiane dhe për qytetin e Napolit, për të cilin ndjehej krenar’, ka deklaruar showman Renzo Arbore.
Ndërsa bashkiaku i Napolit Luigi De Magistris ka shprehur ngushëllime për ‘njeriun me kulturë të pafundme që ka ditur të interpretojë në mënyrën më të mirë shpirtin e popullit napolitan. Një person me inteligjencë ekstreme, me kulturë shumë të madhe dhe me një simpati natyrale e gjitha napolitane. Luciano do i mungojë shumë Napolit dhe njerëzve të tij dhe ne do ta kujtojmë me dashuri dhe mirënjohje të thellë’.

 

Zjarr Tv Ad