Ndahet nga jeta trajneri që mban Rekordin Botërorë për drejtimin e më shumë skuadrave

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i cili mban Rekordin Botëror të Ginesit për drejtimin e 55 skuadrave në 32 shtete e 5 kontinente, Rudi Gutendorf, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

Karriera si trajner e Gutendorf zgjati për gjysmë shekulli, përfshirë në ekipet e ligës elitare gjermane, vendlindjen e tij, dhe 18 ekipe kombëtare përfshirë Australinë, Kinën dhe Fixhin.

“Rudi i palodhshëm” e nisi karrierën e trajnerit me klubin suedez Blue Stars në Cyrih në vitet 1950-ta, ndërsa puna e fundit e tij në karrierën e trajnerit ishte me Samoa në vitin 2003.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Rainer Koch, e ka quajtur atë ambasador të shkëlqyer të futbollit gjerman.

“Ne e kemi humbur dike i cili na ka pasuruar neve me zemrën e tij të madhe dhe pasivitetin e përditshëm”, ka thënë familja e tij.

 

Zjarr Tv Ad