Ndalet Manchester City, Burnley merr barazimin në fund

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Johann Berg Gudmundsson ka prekur qiellin mbi ‘Turf Moor’, pasi shënoi golin e barazimit në fundin e takimit me kampionët e pashpallur ende të Manchester City. Ndërsa mendohej se do të ishte një tjetër fitore e arkivuar për të besuarit e Pep Guardiolës, pavarësisht ndryshimeve në formacion për shkak të dëmtimeve, nuk ishte një ndeshje aspak e lehtë për ‘Citizens’, në javën e 26-të të Premier League. City që kërkonte të arrinte shkëputjen prej 18 pikësh ndaj rivalëve të të njejtit qytet shkuan të parët te goli me brazlianin Danilo në minutën e 22-të. Të dyja skuadrat humbën një mori rastesh në pjesën e dytë, ku veçohet ai i Raheem Sterling pak para se Gudmundsson të barazonte rezultatin në minutën e 82-të. City pas këtij barazimi shkon në 69 pikë, ndërsa Burnley që nuk fiton që prej 12 dhjetorit ngjitet në kuotën e 36 pikëve ne vendin e 7 në Premier League.

Zjarr Tv Ad