Ndalimi i muzikës ka goditur ekonomikisht këngëtarët shqiptarë/ Elton Deda: “Personalisht ndihem teper pesimist…”

0
1

Këngëtari Elton Deda, përmes një postimi në facebook, është shprehur se artistët janë në prag të një falimenti, kur mbushen rreth 8 muaj që nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre. Ndalimi i muzikës në bare dhe klube ka goditur ekonomikisht këngëtarët shqiptarë sipas muzikantit Deda. Ai thekson se mungon një strategji kompesimi nga shteti për këtë kategori pasi sipas tij i cilësojnë si të pasur.

“Tashme, ne muzikantet ne shqiperi e kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar. Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit, ne klube, bare e lounge te ndryshme.

Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan tja dine per jetet e te tjereve, mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar, edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin. Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi.

Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa. Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet cdo dite”, shkruan Elton Deda.