Ndalimi në Durrës, policia: Noizy bëri “të fortin”, kishte gjoba pa paguar

0
3060
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reperi i njohur shqiptar Noizy është ndaluar në qytetin e Durrësit pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe kishte gjoba të papaguara.

Policia e Durrësit njofton se ka nisur procedim penal ndaj Rigers Rajku, 30 vjec, që të gjithë e njohin si këngëtarin Noizy, pasi ky eshte emri i artit qe ai perdor.

Noizy ka qënë duke udhëtuar në segmentin rrugor Ura e Dajlanit- Plepa, duke drejtuar mjetin e tij tip Benz, AA 517 MT. Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.

Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat, por Noizy nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.

Efektivët janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat. Mjeti është sekuestruar.

Deklarata e policise:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit Rigers Rajku 30 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 16.12.2016, në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa ,duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 517 MT, është ndaluar nga Efektivet e Qarkullimit Rrugor.

Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.

Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.

Menjëherë Efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat. Mjeti është sekuestruar.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”parashikuar në nenin 242 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad