Ndalohet 22 vjeçari, shpërndante lëndë narkotike

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka ndaluar në orët e fundit, një shtetas I cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla. I ndaluari është XH. A, 22 vjeç, banues në Tiranë

‘Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në pranga një shtetas, për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në kuadër të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e Drejtorisë vendore të Policisë Tiranë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë goditën një tjetër rast. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit:

XH. A., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me mjet në Rrugën e Xhabrahimëve mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë bërë menjëherë bllokimin e mjetit, si dhe kanë ushtruar kontroll mbi automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

Si rezultat i kontrollit, drejtuesit të automjetit, shtetasit Xh. A. i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.  Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.’

Zjarr Tv Ad