Ndalohet në Kakavijë fieraku i shpallur në kërkim

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shtetas është shpallur në kërkim nga policia e Kakavijës nën akuzën e veprës penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Policia bën me dije se i ndaluari është shtetasi  A.H., 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte kthyer  “Deportiv”  nga pala Greke  dhe rezultonte  i shpallur në kërkim.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në Tetor të vitit 2016  ka vendosur  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale  “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila  ka ndodhur në shtetin Grek”,- njofton policia.

Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.

 

Zjarr Tv Ad