“Ndalova për kafe dhe raki”, Yuri Kim ‘konvertohet’ në shqiptare pas takimit me gratë e Dhërmiut: Mbusha duart me fiq

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e ShBA në vendin tonë, Yuri Kim po shijon pushimet verore në jugun e Shqipërisë dhe ka ndarë me ndjekësit një prej pasditeve që kaloi me gratë e Dhërmiut. Kim ndaloi për “kafe dhe raki”, ashtu sic preferojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve dhe kaloi disa momente të këndshme ku dëgjoi histori të ndryshme.

“Shëtitje gjatë perëndimit në Dhërmi. Mësova se si po restaurohet qyteti. Ndalova për kafe dhe raki ndërkohë që po admiroja pamjen. Gratë që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ishin të shkëlqyera dhe me humor. Ato sollën liko, liker dhe treguan histori të këndshme”, shkroi Kim.

Ambasadorja provoi edhe fiqtë e jugut pasi një nga gratë e zonës u kujdes në detaje që ti tregonte si funksionon vendi ynë ku pjesa më e madhe e njerëzve ndajnë prodhimet me njëri tjetrin.

Madje një zonjë më tregoi shtëpinë e saj dhe më pas më mbushi duart me fiq. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen dhe që më treguar zemrën tuaj të vërtetë prej shqiptari”, u shpreh diplomatja amerikane.

Zjarr Tv Ad