Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i PD Lulzim Basha shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Dom Gjergj Simonit. Dëshmitari i vuajtjeve në burgjet e diktaturës mbylli sytë përgjithmonë këtë të premte, në moshën 89 vjeçare.
Dom Gjergj Simoni ishte simbol i qëndresës shpirtërore ndaj të keqes, thotë kryedemokrati.
“Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Dom Gjergj Simonit, dëshmitar i vuajtjeve në burgjet e diktaturës dhe simbol i qëndresës shpirtërore ndaj të keqes.
Do ta kujtojmë përherë me nderim dhe respekt Dom Gjergj Simonin, për qëndresën në ato kohë të errëta dhe për mposhtjen e frikës me kremtimin e meshës së parë në Shkodër, që hodhi themelet e lirisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Lulzim Basha, kryetar i PD.