Ndarja nga jeta e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Berisha: Ishte një mike e shquar e kombit shqiptar, një avokate e shkëlqyer e Kosovës

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-sektretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar, teksa tregon se e ka takuar edhe vetë në Tiranë si ambasadore e SHBA në OKB.

“Nderim dhe mirënjohje per miken e shquar te kombit tone, Madeleine Albright!

Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli syte pergjithmone.

Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here Shqipërinë dhe Kosovën. Une kam patur rastin qe ta pres ate ne Tirane si  ambasadore e SHBA ne OKB. Ne krye te diplomacisë se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u be promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances se Atllantikut te Veriut per çlirimin e dy milione shqiptareve ne Kosove. Ajo mbeti deri ne fund te jetes nje avokate e shkelqyer e Kosoves.

Me kete rast duke u perulur me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle para kujtimit te ndritur te Sekretares Albright i lutem Zotit qe shpirti i saj i mire te gjeje paqen e metituar. Amin!” shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad