Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasada Amerikane shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Ambasada në mesazhin e saj shprehet e pikëlluar për ndarjen nga jeta të Nishanit ndërsa theksojnë se kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhënieve me SHBA, do të mbahen mend nga të gjithë.
Mesazhi:
Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta.
Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë.