Ndarja nga jeta e piktorit Sali Shijaku, Basha: La trashëgim një arkivë të pashoqe ngjyrash në telajo

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur trishtimin për lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit të njohur shqiptar Sali Shijaku.

Teksa thekson se Shijaku i la trashëgim kulturës tonë një ‘arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo’, thotë se “ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant”.

Reagimi i plotë

Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit dhe artistit të madh Sali Shijaku. Ai i la trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo. Ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant.

Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin e artistëve për këtë humbje të madhe

Zjarr Tv Ad