Ndarja nga jeta e shkrimtarit Kiço Blushin, Rama: Artist sqimatar dhe ironik

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për ndarjen nga jeta të skenaristit dhe shkrimtarit të madh Kiço Blushi ka shprehur ngushëllime edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetin e stij social Facebook, Rama thotë se Blushi ishte nga ata shkrimtarë që qëndroi drejt edhe kur përballë i frynë erëra të forta.

Kryeministri shton më tej se do ta kujtojë Kiçon si artistin sqimatar dhe ironik që gjykoi mprehtë e pa gajle gjithkënd.

“Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificialisht përpara të kërrusin sidoqoftë.

Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd. I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik!”, ahkruan Rama.

Kiço Blushi u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes në moshën 75-vjeçare, pasi nga një sëmundje e pashërueshme. Kiço Blushi është i ati i politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi.

Zjarr Tv Ad