Ndërhyn për të ndarë sherrin në dyqanin e mishit, plagoset vetë

0
382

Një konflikt i çastit ka përfunduar me lëndimin e një personi. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan mishi në fshatin Kotë të Vlorës.

Mësohet se i plagosuri ka ndërhyrë në konfliktin mes dy personave për ti ndarë dhe e ka çarë dorën me xham.

Ai është transportuar me mjet privat në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.