Ndërhyrjet që duhen në skemën e pensioneve, Ponari rekomandon “Kolonën e Dytë”: Përfitime për shtetin dhe qytetarin

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skema e pensioneve kërkon sot mbështetje të vazhdueshme nga buxheti i shtetit, që përllogaritet në rreth 27 miliardë lekë në vit ose rreth 280 milionë dollarë.

Para të taksapaguesve që shkojnë si mbështetje për të financuar këtë skemë, ku numri i
kontribuesve po pëson rënie të vazhdueshme, ndërsa ai i përfituesve po rritet.

Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm kolonën e parë, atë shtetëror dhe skemat private (kolona e tretë). Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një kolonë të dytë, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.

Le të sjellim shembullin e Maqedonisë së Veriut:

Kontributi për pension në këtë shtet është 18% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore dhe dhe 5 % derdhet në fondet e detyrueshme private. Me plotësimin e moshës, çdo njeri do marrë dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.

Elvis Ponari, kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës dhe Pensioneve Private dhe njëherazi CEO i Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL shpjegon se kjo skemë ka shumë përfitime për Shqipërinë dhe qytetarët dhe duhet zbatuar.

“Kjo skemë është mbështetje e skemës shtetërore. Shteti kthen mbrapsht një pjesë të taksave që t’i ke paguar në një fond për ty, që është me emrin tënd dhe që rritet progresivisht dhe investohet nga kompanitë private. 3% ose 5% varet nga politika e shtetit sesa do të jetë pjesa. T’i nuk e prek dot sot, por kjo është për të ardhmen tënde. Pra, qytetari nuk paguan më shumë nga sa paguan aktualisht tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Kjo skemë ka përfitime për një shtet, pasi këto para që shkojnë tek privati, i përdor shteti apo privati për investime apo në tregun e kapitaleve. Kjo skemë është vërtetuar gjithashtu ul informalitetin, pasi nëse ti e ke pagën minimale ose je “në të zezë” nuk e përfiton përqindjen në privat ose e përfiton shumë pak. Po e deklarove pagën e plotë, përfiton në masë më të madhe.

Plus kjo është skemë shoqërore, ku ti e sheh që paratë e tua kanë shkuar në një burim dhe ti e sheh sesa merr në muaj, sa merr në vit dhe sa do të marrësh në fund dhe nuk ke nevojë që të presësh indeksimin, siç ndodh në rastin e ISSH.

E ardhmja janë padyshim skemat private të pensioneve. Kjo është një skemë që do konsultë publike, konsultë politike dhe është akoma shumë herët për t’i vënë pikën”, shpjegon Ponari.

Vendosja e një kolone të dytë për pensionet nëpërmjet bashkëpunimit shtet privat mbështetet nga eksperti i ekonomisë, Flobenc Dilaveri.
Sipas tij, kjo do të nxiste qytetarët të paguanin dhe kur të arrinin pensionin, të kishin të ardhura më të larta.

“Realisht mua më duket shumë atraktive dhe do të jepte shumë rezultat kjo skemë, e kombinuar në të dyja format, shtet dhe në privat. Do të rriste shumë cilësinë e jetës dhe do ta bënte shumë të interesuar edhe individin për të gjetur burime dhe rrugë alternative për të rritur të ardhurat e tij në pension”, shprehet ai.

“Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi, nuk ndryshon asgjë. Qytetarët do vazhdojnë të
paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.

“Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës. Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.

“Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private. Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.

“Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në
obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…

Në vitin 2008, Banka Botërore, kur jepte konsulencë qeverisë shqiptare mbi reformën në
pensione, hodhi idenë e zbatimit të kolonës së dytë në skemën e pensioneve, propozim që nuk u pranua në atë periudhë por që është rikthyer për diskutim në panele publike javët e fundit.

Zjarr Tv Ad