Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar incidentin me ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë punimeve të Komisioneve Parlamentare.
Sipas OSHEE-së ka pasur shkëndijë elektrike në një prej kabinave private në afërsi të Kryesisë së Kuvendit.
Ndaj për arsye sigurie, është dashur që të stakohet linja që furnizon zonën me energji elektrike.Më pas thuhet se energjia u rikthye përmes një linje të dytë të energjisë.
Njoftimi zyrtar:
Për shkak të shkëndijës elektrike (duke shkaktuar zjarr), në kabinën private, OSHEE stakoi linjën që furnizon zonën përreth për masë sigurie. “Ndërkohë, manovruam duke rikthyer energjinë për zonën përmes linjës së dytë”, deklaron OSHEE.