Ndërron jetë ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndahet nga jeta ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi. Lideri i “Forza Italia” dhe themeluesi i Mediaset ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare në spitalin San Raffaele në Milano ku u kthye të premten e kaluar për të bërë disa analiza për leuçeminë, nga e cila vuante prej disa kohësh. Ato nuk treguan shenja përmirësimi dhe gjendja e tij u rëndua derisa u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne në orën 09:30.

Ai kishte vetëm disa javë që kishte lënë ambientet e spitalit pas një shtrimi të gjatë për 45 ditë. Vëllai i Berlusconit, Paolo dhe vajza e tij Marina, Eleonora dhe Pier kanë mbërritur pak më parë në spitalin ku ndërroi jetë me makinat e tyre.

Berlusconi ka qenë 3 herë kryeministër dhe ka drejtuar Italinë për 9 vite në periudha të ndryshme (1994 -1995, 2001 – 2006 dhe 2008 – 2011). Berlusconi për 31 vite, nga 1986 -2017 ishte presidenti i Milanit në Serie A, ekip me të cilëin fitoi 29 trofe. Mesatarisht me një trofe në vit “Kavalieri” la gjurmë në futbollin italian dhe evropian. Viteve të fundit ai mori nën komandë klubin tjetër italian, Monzën, ekip i cili luan në elitën e futbollit.

Zjarr Tv Ad