Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Është ndarë nga jeta ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari në moshën 86-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri holandez, Anders Adlercreutz.
Ahtisaari ishte i dërguari special i OKB-së për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës, nga plani i të cilit Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë.
President i Finlandës nga viti 1994 deri më 2000, Ahtisaari u shpërblye edhe me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008 për kontributin e tij dhënë përfundimit të konflikteve edhe në Indonezi, Namibi apo Irlandën Veriore.
Pasi u diagnostikua me sëmundjen e Alchajmerit, Ahtisaari u tërhoq nga jeta publike dhe politike./Albeu.com.