Nderron jete kryespiuni Rus, Igor Korobov

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i shërbimit informativ ushtarak rus GRU, gjenerali Igor Korobov ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, pas një “sëmundjeje serioze dhe të gjatë në kohë”, njofton Ministria ruse e Mbrojtjes.

 Korobov mori postin e tij në krye të GRU në vitin 2016 dhe drejtoi operacionet kundër forcave terroriste në Siri. Në vitin 2017, ai u nderua me titullin Hero i Federatës Ruse, nderi më i lartë i shtetit. Ai filloi karrierën e tij ushtarake në fund të viteve 1970, duke shërbyer në Forcën Ajrore Sovjetike përpara se të zgjidhej për t’u bashkuar me degën e inteligjencës ushtarake.

Korobov u fajësua se ishte pas helmimit të ish agjentit të dyfishtë ruso-britanik, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisbury, si dhe sulmet e supozuara gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016. Helmimi pretendohet të jetë kryer nga të dyshuarit Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepiga, me të dy këta që janë identifikuar nga autoritetet britanike si pjesëtarë të GRU-së, dhe madje thuhet se “është e qartë” që ka ndodhur me aprovimin e shtetit rus.

Moska zyrtare, gjithsesi mohon akuzat. Gjenerali Korobov iu bashkua ushtrisë ruse në vitin 1973 dhe punoi me shërbimet informative nga viti 1985, duke marrë çmime dhe medalje të shumta.

Zjarr Tv Ad