Ndërron jetë mjeshtri i madh i baletit shqiptar, Albert Janku

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, “Mjeshtri i Madh” i baletit shqiptar Albert Janku.

Janku e nisi karrierën si balerin në vitin 1955 në Teatrin e Operas dhe Baletit si profesionit.

Ndërsa në skenën shqiptare, Janku ka me dhjetëra role ndër vite, fama e tij si artist ka kaluar dhe kufijtë shqiptarë.

Në shumë prej shfaqjeve me trupën e baletit të cilat janë vënë në skenat e botës, Janku ka spikatur për talentin e tij, duke marrë shumë vlerësime nga kritika dhe publiku.

Albert Janku është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe për dekada me radhë solist i parë i TOB.

Lajmin e trishtë e bën me dije Teatri i Operas dhe Baletit përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad