Ndahet nga jeta në moshë të re, Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur, Bashkia e Elbasanit me anë të një postimi, ku shkruhet se; Ervin Saraçi ka pësuar një goditje cerebrale disa ditë më parë, ku me gjithë përpjekjet e mjekëve, Saraçi nuk ka arritur të mbijetojë.
Njoftimi i plotë:
Bashkia e Elbasanit njofton me keqardhje se është ndarë nga jeta në moshën 37 vjeçare nënkryetari i Bashkisë Ervin Saraçi.
Saraçi pësoi një goditje cerebrale disa ditë më parë dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk arriti të mbijetojë.
Prindërit humbën sot djalin shembullor, bashkëshortja humbi shokun e jetës dhe djali humbi babain e pazëvendësueshëm.
Qyteti i Elbasanit humbi një djalë punëtor e të devotshëm, ndërsa Bashkia e Elbasanit humbi kolegun, mikun dhe punonjësin korrekt, fjalëpak e të përkushtuar.
Bashkia e Elbasanit falenderon qytetarët për mbështetjen e pakursyer në këto ditë të vështira për familjen Saraçi.
Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve.
I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.