Ndërron jetë në spital mamia/U aksidentua me autoambulancë

0
4

Ka ndërruar jetë mesditën e sotme në orën 15.00, 57-vjeçarja Adelina Rizvani, mami në maternitetin e Sarandës.

Ajo u plagos rëndë një javë më parë pas një aksidenti të ambulancës së Sarandës me një fuoristradë BMW X5, mesnatën e datës 21 shtator kur viktima po kthehej në shtëpinë e vet pas një lindjeje në maternitet.

57-vjeçarja luftoi për jetën për rreth 7 ditë në Spitalin e Traumës  në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte dot.