Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një mesazh ngushëllimi për Andrea Xhavën, një ndër themeluesit e PD Dega Durrrës, i cili ka ndërruar jetë ditën e sotme.
‘Shpreh mirënjohjen dhe nderimin tim të thellë për veprën dhe kontributin e çmuar të Andreas dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, të afërmve dhe demokratëve të Durrësit për këtë humbje të dhimbshme’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Nderim per Andrea Xhavaren!
Te dashur miq, Andrea Xhavara, nje nder themeluesit e Partise Demokratike Dega Durres dhe drejtuesit e pare te kesaj dege, kryetari i Dhomes se Tregtise se Durresit, mesues i mirenjohur matematike, bashkeshorte e prind dhe qytetar shembullor mbylli syte pergjithmone.
Me kete rast shpreh mirenjohjen dhe nderimin tim te thelle per vepren dhe kontributin e çmuar te Andreas dhe i shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, miqve, te afermve dhe demokrateve te Durresit per kete humbje te dhimbshme dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Sb