Ndërruan godinën se rruga u emërtua ‘Ukraina e Lirë’? Ambasada ruse: E pavërtetë, ndërtesa e re u hap që në 2019-n, punimet shtynë zhvendosjen

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka përgënjeshtruar lajmet se janë zhvendosur me godinë për shkak se rruga në të cilën ndodhej selia e vjetër u emërtua ‘Ukraina e Lirë’, ashtu siç në fakt u raportua fillimisht në media. Ambasada thotë se ndërtesa u inaugurua që në vitin 2019 por punimet kanë shtyrë zhvendosjen.

 Postimi i saj:

“Ndërtesa e re e Ambasadës, e pajisur për zyrën e misionit diplomatik, u përgatit dhe u hap solemnisht në prani të gazetarëve dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë në shtator të vitit 2019. Megjithatë, zhvendosja e plotë u realizua vetëm në qershor 2022, për shkak të vonesës së punimeve ndërtimore në periudhën e pandemisë. Në të njëjtën kohë, MEPJ-së shqiptare i është dërguar një njoftim zyrtar për zhvendosjen e zyrës së Ambasadës dhe adresa e re është publikuar në rrjetet sociale.

Do të dëshironim që tani e tutje, përpara publikimit të informacioneve lidhur me punën e misionit tonë diplomatik, gazetarët të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Ambasadës për një informacion të besueshëm”, ka njoftuar ambasada ruse.

Me një vendim unanim pak muaj më parë Këshilli Bashkiak i kryeqytetit emëroi “Ukraina e Lirë” rrugën para ambasadës ruse, ku ndodhen edhe ambasadat e Ukrainës dhe të Serbisë.

Zjarr Tv Ad